Ndërpreja e kampionatit: 13 lojtarë largohen nga Milanello, ja cilët mbeten për Stefano Piolin!

Eshtë koha sërish të ndalemi për Serie A, e cila lë vend për ekipet kombëtare. Luhen Kualifikuesit për Kupën e Botës në Katar të planifikuar për dimrin e vitit 2022, Nations League dhe faza finale, por ka edhe nga ata që do të shkojnë për të ndihmuar ekipet Under-21 dhe Under-20…

Për tifozët e Milanit është mekat të ndalohet tani, me skuadrën e Piolit që duket vërtet në formë të shkëlqyer. Por ndoshta për trajnerin emilian është pothuajse një psherëtimë lehtësimi, sepse ai shpreson në këtë ndalesë të rikuperojë disa lojtarë të rëndësishëm, duke përfshirë Ibrahimovic padyshim.

Janë 13 lojtarë kuqezi të cilët janë thirrur nga ekipet e tyre përkatëse kombëtare. Ibrahimovic do të kishte qenë i 14-ti, por ai preferoi të refuzonte thirrjen e trajnerit suedez Eriksson për t’u shëruar më mirë nga shqetësimet në kavilje dhe të ishte gati të kthehej në Serie A kundër Verona-s.

Dymbëdhjetë, por shumë të tjerë mund të ishin thirrur. Fajin për lëndimet e ndryshme si ato në Krunic (jo në dispozicion për Bosnjën e tij) dhe Florenzi (kirurgji në gju, Mancini nuk ishte në gjendje ta thërriste).

Për Giroud përsëri një refuzim nga trajneri Deschamps, i cili në vend të kësaj mer me vete edhe një herë Maignan dhe Theo Hernandez.

Rebic, nga ana tjetër, ende nuk i ka zgjidhur problemet e një natyre “njerëzore” me trajnerin e tij, ndërsa sa i përket Brahim Diaz, Luis Enrinque ishte i qartë: “Ai së shpejti do të jetë me ne, i duhet vetëm një hap i fundit”.

Kuqezinjte e vetëm të pranishëm në kombëtaren italiane janë Davide Calabria, pasi Tonali është thirrur te Under-21 dhe Daniel Maldini do të luajë me nën 20 -vjeçarët.

Saelemaekers tani është thirrur përgjithmonë me Belgjikën e tij, Tomori kthehet në Angli pas dy vitesh dhe Kjaer mbetet një mbrojtes i domosdoshem për Danimarkën. Kalulu do te angazhohet me ekipin francez nën 21 vjeç, ndërsa të fundit që do të kthehen në Milanello do të jenë Kessie dhe Ballo-Tourè të cilët do të luajnë përkatësisht kundër Bregut të Fildishtë dhe Senegalit. Ashtu si Bennacer me Algjerinë e tij.

Thirrje ne fund edhe per Rafael Leao, qe Portugalia e ka marre per shkak te disa mungesash.

Kështu, në Milanello mbeten Castillejo, Krunic, Bakayoko, Ibrahimovic, Romagnoli, Giroud, Pellegri, Rebic, Messias, Diaz, Gabbia, Tatarusanu, Jungdal dhe disa te rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu