Ndërhyrja e Kjaer bëhet “virale”, Nocerino: Nuk ka nevojë për shirit, por nëse Baresi shprehet ashtu…

Simon Kjaer ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve, sidomos ato jo të Milanit, pasi për kuqezinjtë ka kohë që është një lider i heshtur dhe e duan të gjithë…

Sot, në sfidën përballë Belgjikës, edhe pse ende  i tronditur nga ngjarja e Eriksen, ka zbritur në fushë dhe ka udhëhequr ekipin e tij, që për fat të keq humbi.

Në pjesën e parë, deri sa De Bruyne hyri dhe hodhi në erë skemat, ishte perfekt dhe bëri ndërhyrje si mbrojtës i madh, aq sa njëra ndaj Lukakut u bë virale në rrjetet sociale.

Antonio Nocerino, i intervistuar nga kanali Tëitch zyrtar i Milan, foli për Kjaer dhe mundësinë që ai të bëhet kapiten i kuqezinjve në sezonin e ardhshëm:

“Ai është një njeri madhështor, unë e njoh që kur ishte 20 vjeç dhe luanim te Palermo.

Ishte shumë i ri, ishte i rezervuar dhe i tërhequr. Vlera e njeriut është gjithmonë përpara të gjithëve. Gjithmonë na vë përpara gjithçkaje.

Ai është një njeri i shkëlqyeshëm, ajo që bëri nuk merret si ndonjë meritë duke e njohur Kjaer, e rëndësishme është që Eriksen të jetë mirë.

Për të gjithë sportistët kjo është gjëja e rëndësishme. Unë nuk e njoh Simon sot. Do t’i jepja shiritin e kapitenit? Nuk ka nevojë të ketë shiritin në krah.

Nëse Baresi bën postim mbi Kjaer dhe shiritin, kjo të bën të kuptosh. Kurrë nuk kam dëgjuar një përbindësh të shenjtë të prononcohet në këtë mënyrë, madje edhe në vitet e kaluara…

Të jesh kapiten te Milan nuk është vetëm të veshësh shiritin, jo vetëm të bësh fotografi me shiritin.

Mbajtja e shiritit dhe fanellës së Milanit është e rëndë, është shumë e vështirë.

Kapiteni i Milan duhet të jetë një njeri i shkëlqyeshëm dhe të mendojë së pari për stemën që ka përpara dhe pastaj për emrin pas tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu