“Nder të luash për Milanin dhe të përfaqësohesh nga këta tifozë” Brahim Diaz për Milan TV

Mesfushori i Milanit, Brahim Diaz foli për Milan TV, duke u ndalur te disa tema…

“Kundër Realit patëm një ndeshje të mirë. Luajtëm me entuziazëm dhe dëshirë për të fituar. Ishte një test i mirë në funksion të Serie A.

Portieri Lunin bëri një pritje të madhe në “tiraggir” im (qesh, duke përmendur tashmë goditjen alla Insigne që ka edhe përcaktim), por jam i sigurt se do të shënoj ndeshjen e ardhshme.

Me Juve shënova me një goditje harkuese, me Real portieri bëri mirë “.

Si e prisni sezonin?
“Dua të jap gjithçka për të shënuar gola, asistuar dhe ndihmuar ekipin, që është gjëja më e rëndësishme.”

Juventus-Milan vitin e kaluar ishte një ndeshje e madhe për ju.
“Të mposhtim Juventusin ishte e rëndësishme, si për ekipin ashtu edhe për mua. Ne patëm një ndeshje të shkëlqyer kundër një ekipi të madh. Dhe kjo fitore na ndihmoi për finalen e sezonit”

Sa i rëndësishëm është Ibrahimovic?
“Ibra, pavarësisht se është një futbollist i madh, bën shaka me të gjithë. Ai më do dhe më flet gjithmonë duke më dhënë këshilla.

Ai ka përvojë të madhe dhe bën ndryshimin, nëse luan apo jo. Kjo na ndihmon të jemi më mirë në futboll dhe në jetë”.

A jeni i lumtur në Milano?
“Më duhet të falënderoj të gjithë. Është një nder të luash për Milanin dhe të kesh këta tifozë. Ata meritojnë shumë. Jam i lumtur që jam këtu sepse Milani është një ekip i jashtëzakonshëm dhe një klub i madh”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu