Nata për t’u harruar! Kore raciste, ndërhyrje me rrezik të kuqi dhe dëmtim për Bakayoko. Gjendja e tij

Nuk ishte një debutim siç pritej për Bakayoko. Pasi mori vendin e Franck Kessie, mesfushori i ardhur në huazim nga Chelsea, u fut në fushë por shkaktoi faull që mund t’i jepte të kuqin pasi ishte me taka…

Por, nata e tij ishte si mos më keq…

Sipas raporteve nga MilanLive, gjatë Milan-Lazio thirrjet raciste kundër Bakayoko do të ishin ngritur nga sektori i rezervuar tifozëve të Lazio.

Mesfushori i Milanit hyri në fushë një çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, duke zëvendësuar Franck Kessie.

 Tifozët e Lazios, në atë moment, do të kishin kënduar refrenin “Kjo banane është për Bakayoko”.

Portali shkruan se koret u dëgjuan shumë qartë si në stadium ashtu edhe në TV.

Pioli u detyrua më pas ta zëvendësonte për një dëmtim.

Sipas asaj që është mësuar nga redaksia e MilanNeës.it, lojtari pati një problem në këmbën e tij të majtë: ekzaminimet instrumentale janë planifikuar për nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu