NATA E PAHARRUAR: Ibrahimovic lumturon breza tifozësh! Dhurata më e bukur pas ndeshjes (Fotot)

Të gjithë sytë e drejtuar te Zlatan Ibrahimovic në sfidën e luajtur mbrëmë në Dublin, Shamrock Rovers-Milan!

Nuk mund të mos ishte kështu. Kampioni suedez do të kishte qenë tërheqja kryesore e tifozëve në tribuna, të cilët nuk janë mësuar të shohin shpesh një lojtar të këtij kalibri.

Ibra, me karrierën e tij njëzet vjeçare, përqafon disa breza tifozësh të futbollit, të cilët e nderojnë atë si një idhull absolut.

E di shumë mirë dhe e konfirmon Aaron Greene, sulmuesi i Shamrock Rovers i datëlindjes 1990 (30 vjeç) i cili në fund të ndeshjes, shkëmbeu fanellën e tij me numrin 11 të Milanit.

Një emocion i dukshëm, konkret! Por, bukuria e atij shkëmbimi përkoi me një tjetër gjest po aq të bukur. Pasi mori fanelën, Green vrapoi te djali i tij i vogël, duke i dhënë fanelës e Zlatanit si dhuratë, mes lumturisë së tij për të pasur një kujtim të mrekullueshëm!

“Pas ndeshjes së Shamrock kundër Milanit, Aaron Greene arriti të ndërronte bluzat me Zlatan. Ai menjëherë vrapoi te djali i tij për t’i dhënë një dhuratë që nuk do ta harronte kurrë”, shkruajti ESPN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu