“Nastasic-Fofana? Ka shumë të tjerë… Po nxitoheni për Hauge! Buxheti thotë që…”

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara foli për mikrofonat e Sky Sport mbi ndeshjen ndaj Crotone, merkaton dhe angazhimet në Europë, pa harruar talentin Hauge!

“Jemi të sigurt që skuadra mund të bëjë mirë dhe mund të vazhdojë përgjatë vijave të finales së fundit të kampionatit. Kemi angazhime të ngushta dhe në kohë të shkurtër”.

Mbi emrat për mbrojtjen: Fofana dhe Nastasic.

“Ka shumë emra të lidhur me Milanin, ka shumë të tjerë. Kjo javë po nxehet gjithnjë e më shumë. Nëse ka mundësi, drejtuesit do të jenë të gatshëm, por jemi të bindur që ne jemi një ekip konkurrues dhe se kemi krijuar një grup të fortë. Nëse bëjmë diçka, do ta bëjmë me shumë vëmendje të buxhetit”

Rreth Hauge.

“Po nxitohemi pak shumë. Bodo ka paraqitur shumë lojtarë interesantë, jo vetëm Hauge. Në këtë moment nuk ka asgjë në lidhje me këtë emër, madje nuk është pjesë e një reparti ku kemi nevoja të mëdha. Në këtë moment të flasësh për të është e parakohshme, por nëse ka mundësi do të jemi të gatshëm. Ka përparësi të tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu