“Na detyruan të pranonim përjashtimin nga Europa”, Gazidis akuzon ashpër kinezin Li!

I intervistuar nga The Athletic, Ivan Gazidis foli për situatën financiare në të cilën Milani po përballej në kohën kur Elliott mori klubin pasi Yonghong Li nuk respektoi afatin e shlyerjes së borxhit që kishte marrë pikërisht te fondi amerikan:

“Pozicioni financiar ishte i tillë që në fund të fundit duhet të pranonim përjashtimin nga Evropa. Të gjitha paratë që po humbnim ishin kryesisht të lidhura me pagat e lojtarëve dhe tarifat e transferimit të cilat ishin shumë të larta dhe nuk reflektonin në performancën e ekipit”.

“Kjo është sfida e madhe e futbollit. Duhet të jemi shumë më efikas në mënyrën se si i përdorim paratë që kemi dhe duhet të përmirësohemi në rendimentin e ekipit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu