MVP i Fiorentina-Milan dhe shifra të frikshme, Tomori super bind… “Nuk shihej prej kohësh një si ai…”

Një tjetër demonstrim i forcës absolute, nëse konsiderohet akoma i nevojshëm: Fikayo Tomori nuk është më një surprizë, por realitet i fortë në mbrojtjen e Milanit. Kuqezinjtë vuajtën në Firence, por në fund të fundit dolën me tri pikë të çmuara.

Testi i qendërmbrojtësit anglez, i vendosur aty së bashku me Kjaer, në vend të Romagnoli të dëmtuar, u vlerësua me notën 7 (ndoshta meritonte më shumë). Përpara portës së Gianluigi Donnarumma ai ngriti një mur të vërtetë, në të cilin thyen kokën sulmuesit vjollcë, përfshirë Vlahovic, i cili ishte një nga më frikësuesit në prag të ndeshjes.

Të dhënat (raportuar nga Opta) janë të gjitha në anën e Tomori, së pari për pasime të suksesshme në gjysmëfushën e kundërshtarit (100%) dhe në lidhje me zgjidhjet e bëra (4) dhe të refuzuara (7). Statistika të shkëlqyera, gjithashtu në lidhje me përqindjen e dueleve të fituara (66.7%) dhe zotërimet e humbura (vetëm 2).

Forma e Tomori u nënvizua nga ish-mbrojtësi i kuqezinjve, Filippo Galli, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”: “Një tjetër performancë cilësore, goli për 3-2 erdhi nga dalja e tij e shkëlqyeshme në fillim. Ai ndërthur shpejtësinë në mbrojtje dhe cilësinë në ndërtim. Milani nuk ka parë një mbrojtës të tillë prej ca kohësh”.

Në këtë pikë, zërat në lidhje me blerjen e kartonit, ende në pronësi të Chelsea, janë rikthyer në mode. 28 milionë euro do të nevojiten për ta rrëmbyer atë përfundimisht nga kthetrat e Abramovich, një shifër që ndoshta do të rishikohet për arsye buxhetore, testuar rëndë nga pandemia. Të heqësh dorë nga një Tomori si ky, megjithatë, do të ishte një krim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu