Musacchio drejt Genoas, hapet pista për transferimin te Milanit të mbrojtësit të krahut!

Aventura e Mateo Musacchio te Milan tani konsiderohet e përfunduar. Mbrojtësi argjentinas ka një kontratë që skadon më 30 qershor, e cila nuk do të rinovohet.

Ish lojtari i Villarreal është i vetmi lojtar në skuadër që nuk ka luajtur as edhe një minutë këtë sezon.

Dëmtimin e ka lënë pas por Stefano Pioli ka preferuar të përqendrohet te Kalulu pas dëmtimeve të Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia.

Musacchio dukej i destinuar të kthehej në Spanjë; në fund, megjithatë, ai mund të qëndrojë në Serie A. Sipas thashethemeve të fundit, argjentinasi mund të jetë përforcimi i parë i Davide Ballardini te Genoa.

Nga ana tjetër, Milani interesohet për Paolo Ghiglione, prej disa kohësh në fletoren e merkatos kuqezi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë mund të përfaqësojë një alternativë të shkëlqyeshme ndaj Davide Calabria, veçanërisht nëse Conti do të linte me të vërtetë Milanin në janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu