“Të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme, një nga ato që lartëson. Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Milani është një skuadër që luan bukur futboll dhe hapur. Nuk mbyllet në zonën e saj dhe që dëshiron 3 pikët. Ne do të shkojmë në Milano për të fituar”.
Luis Muriel paralajmëron Milanin pas ndeshjes së sotme në Udine ku Atalanta barazoi me rezultatin 1-1 pikërisht me golin e kolumbianit që ka një ecuri të frikshme për gola të shënuar këtë sezon në bazë të minutazhit.

Ndërkohë, trajneri Gasperini e ka komentuar kështu ecurinë e ekipit kuqezi sivjet.
“Nga sonte do të mendojmë për Milanin. Është një ndeshje që na intereson shumë sepse mbyllim fazën e parë. Ne jemi në një pozitë të mirë.

Po luajmë kundër të parës në renditje dhe do të jetë një provë për të matur veten tonë. Për atë që bënë në fazën e parë, ata i meritojnë të gjitha komplimentet.
Pavarësisht se humbën lojtarë të rëndësishëm gjatë kampionatit, ata arritën rezultate të jashtëzakonshme. Meritat i takojnë Pioli dhe të gjithë ekipit”.