Mungonte prezantimi / Milan zbulon uniformën e dytë të sezonit të ri

Milani ka zbuluar zyrtarisht bluzen e parë dhe të tretë të lojës për sezonin 2020/2021, mungon vetëm e dyta.

Ajo që është uniforma klasike e bardhë, ajo e finaleve europiane, nuk është zbuluar akoma nga klubi dhe nga Puma.

Sot portali i njohur FootyHeadlines.com tregon një vrojtim të asaj që duhet të jetë bluza e dytë e skuadres për vitin e ri.

Baza është gjithmonë e bardhë, por me drejtkëndësha të shumtë të kuq.

Modeli është frymëzuar nga arkitektura e Muzeut të Kulturës së Milanos (Museo delle Culture di Milano).

Uniforma është e kompletuar nga pantallona të shkurtër dhe çorape të bardhë.

Priten konfirmime mbi faktin nëse do jetë ky kit për transfertën e Milanit.

Shpesh siti FootyHeadlines.com publikon foto që më pas korrispondojnë me bluzat reale të përdorura nga skuadrat.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Sigurisht para ndeshjes të pre eliminatoreve të Europa League të 17 shtatorit klubi kuqezi dhe Puma do të japin një komunikim zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu