“Mungoi një i kuq ndaj Liverpool”, moviolisti Cesari analizon ndeshjen

I pranishëm në studiot e ‘Mediaset’, ish -gjyqtari Graziano Cesari komentoi penalltinë e dhënë per Liverpool (dhe jo të transformuar nga Salah) në hapjen e lojës:

“Le të fillojmë me penalltinë e dhënë per Liverpoolit për krahun e hapur gjerë nga Bennacer. Këtë vit ka ndryshuar, diskrecioni është thelbësor, por Bennacer nuk ka pse të sillet kështu, ai rrit volumin e trupit dhe ka pak për të thënë”, tha Cesari i cili vazhdon në episodet e tjera:

“Ne minuten e 28 Fabinho shkakton faull ndaj Bennacer: lojtari i Liverpool reagon keq dhe nuk mund ta bëje këtë, arbitri e fali nuk i nxorri karton.

Golat e Rebic dhe Diaz ishin të dy të rregullt. Anulimi i goli te Kjaer për një pozicion jashtë loje nga Theo Hernandez ishte i drejte.

Edhe te barazimi i Salah, Calabria ngjitet pak vonë, këmba e tij e majtë e mban egjiptianin në lojë dhe goli është i rregullt.

Nuk e kuptova pse dha faull te Kessit mes dy lojtareve te Liverpool brenda zones se ekipit vendas… Mungon nje karton i kuq: nderhyrja e Milner ndaj Diaz ishte agresive dhe meritonte perjashtim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu