Mundo Deportivo: Milan i vemendshem ndaj Jovic

Duke pritur te kuptoje se cila do te jete e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç, Milan vijon te jete ne kerkim te nje emri te pershtatshem per qendren e sulmit. Nje ide e fundit, e cila kthehet perseri ne mode, eshte te “peshkoje” serish tek gjigantet spanjolle te Real Madrid.

Ne kryeqytetin spanjoll, ai i cili nuk eshte ambientuar ende eshte serbi Luka Jovic dhe pritet qe te shohe destinacione te reja, ku nder to do te ishte Italia.

Interesimi i Napolit per lojtarin, eshte trajtuar per disa kohe ne mediat sportive, por se fundmi ‘Mundo Deportivo’ shton se edhe Milani do te perpiqet ta sjelle serbin ne Itali . Ideja per te bashkuar Rebic me Jovic, te cilet ishin nje dyshe qe funksiononte me se miri ne Eintracht Frankfurt, stimulon imagjinaten e klubit. Por, Milani nuk eshte i gatshem te paguaje shumen qe Reali pagoi per te marre sherbimet e lojtarit (60 milione euro) dhe ne kete menyre do te perpiqeshe ta sillte ate ne formen e huazimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu