MTV – Tomori nuk fshihet: Objektivi i Milanit është Scudetto!

Fikayo Tomori u intervistua nga Milan TV para ndeshjes Milan-Crotone, ku anglezi do ta nisë titullar. Në fakt është hera e tij e parë në “San Siro” në Serie A që luan nga minuta e parë.

 “Është një periudhë e ndeshjeve shumë të afërta, ne jemi në një moment të mirë dhe duam ta tejkalojmë Interin në renditje”.

Si ndiheni në Milano?

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në një klub kaq të shkëlqyeshëm si Milani. Të gjithë u treguan shumë të mirë me mua, më ndihmuan të përshtatem”.

Sot është një mundësi për të rikthyer në krye të tabelës: “Sot ne duam të dhurojmë një paraqitje të shkëlqyeshme për të marrë tre pikët, qëllimi i Milanit është Scudetto”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu