Mourinho trajneri i ri i Romës, Materazzi: Vetëm te Milani nuk e doja…

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Perugia dhe Inter, dha një intervistë për Gazzetta dello Sport. Materazzi foli për ardhjen e Jose Mourinho në Romë.

Special One do të jetë trajneri i ri verdhekuq duke nisur nga sezoni tjetër.

“I habitur? Unë do të isha më i befasuar nëse ai do të kishte shkuar te Juventusi. A do të kishte shkuar atje? Ai do të kishte menduar për këtë shumë më tepër, ashtu sikurse për të zgjedhur stolin e Milanit.

Do të kishte qenë më keq te kuqezinjtë dhe bardhezinjtë: duke zgjedhur Romën, mendoj se tifozët e Interit do të kuptojnë, për shumë që ai ka bërë për Interin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu