Mourinho ndërhyn te objektivi i Milanit, Roma ofron 20 mln euro!

Sulmi i Milanit ka nevojë për fuqizime dhe për këtë arsye Maldini & Co po lëvizin në disa fronte. Për muaj me radhë është folur për kapitenin e Torinos, Belotti, që ka edhe një vit tjetër kontratë me Granata dhe këtë verë mund të vendosë të largohet pas shumë vitesh te ekipi torinez.

Sulmuesi i Toros është milanist i vetëshpallur dhe do të donte shumë të vishte fanelën kuqezi, por presidenti Cairo kërkon 30 mln euro.

Natyrisht, Milani për momentin është fokusuar te rinovimet dhe sidomos zyrtarizimi i Tomorit, por mban një vesh të hapur për të dëgjuar se çfarë ndodh në Torino.

Andrea Belotti of Torino FC during the Serie A match between SSC Napoli and Torino FC at Stadio Diego Armando Maradona Naples Italy on 23 December 2020. Naples Stadio Diego Armando Maradona Naples Italy Copyright: xFrancoxRomanox SP24-0453

Dhe, situata tani duket e vështirë pasi sipas Corriere dello Sport në edicionin e sotëm, te Toro ka mbërritur ofertë zyrtare nga Roma prej 20 milionë eurosh midis shpërblimeve të lehta dhe fikse pasi Gallo refuzon të rinovojë kontratën e tij që skadon në 2022.

Verdhekuqtë, me kërkesë të Mourinho, duan Belottin dhe ofrojnë edhe rrogë 3 mln euro në sezon deri në vitin 2025, teksa aktualisht Gallo fiton 2 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu