Monza-Milan në “San Siro”, Galliani tregon hidhërimin e madh të Berlusconit!

Pasi mori lajmin për pozitivitetin pas testit të koronavirusit, Silvio Berlusconi jo vetëm që duhej të rishikojë axhendën e tij të angazhimeve politike si udhëheqës i Forza Italia, por gjithashtu anuloi edhe ndeshjen e futbollit për të cilin interesohej: kthimi në tribunën e San Siro për miqësoren e së shtunës në mbrëmje midis Monza-s dhe Milanit!

Klub ku ka drejtuar për 30 vite dhe stadium ku është ulur për 3 dekada në tribunë!

“Presidenti është mirë, ai është asimptomatik. Është një luan dhe do ta tejkalojë edhe këtë”, tha për ANSA Adriano Galliani, drejtuesi i Monza dhe senator i Forza Italia, duke shpjeguar se Berlusconi “ndihet shumë keq që nuk mund të shkojë në San Siro: ai konfirmoi me entuziazëm praninë e tij. Tani ka Monza-n në zemrën e tij dhe kjo është garancia më e mirë për të gjithë tifozët e Monzas – shtoi ish CEO i Milan.

“Për të, ndeshja kundër Milanit është ndeshja e të dy dashurive, do ta ndjekë në TV. Shpresojmë që vitin e ardhshëm Milani të jetë në Champions League dhe Monza në Serie A”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu