MONTOLIVO: Dashuria për Milanin nuk ndryshon! Fitojmë 2-0 në derbi, vendosin këta të dy

Riccardo Montolivo u largua nga Milani në një mënyrë aspak të qetë, por me shumë polemika. Për 1 vit, futbollisti qëndroi në stol duke mos thënë asnjë fjalë, deri kur afroi edhe fundi i kontratës dhe më pas erdhi largimi si lojtar i lirë.

Megjithatë, ish-kapiteni kuqezi nuk e harron të kaluarën e tij. i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, mesfushori preku tema të ndryshme, mbi të gjitha derbin e të shtunës.

Montolivo annuncia l'addio al calcio: "Condannato a smettere"

“Një vit vështirësi në një histori të gjatë dashurie ndodh. Por ndjenja e përkatësisë mbetet dhe është e fortë. Gjithmonë e kam Milanin në zemrën time, le të themi se ishte kriza e vitit të shtatë mes dy të dashuruarve! Nuk kam përgjigje për atë sezon të mallkuar.

Dhe përgjigjet që ata më dhanë nuk korrespondojnë me të vërtetën. Megjithatë unë kam pasur probleme me disa njerëz të klubit, por jo me klubin. Nga ana ime mendoj se gjithmonë kam pasur një sjellje të patëmetë”.

Montolivo tashmë ka identifikuar se kush mund të jetë njeriu vendimtar për ndeshjen kundër Interit: Hakan Calhanoglu.

Milan, Montolivo torna titolare dopo l'infortunio - Milanismo

“Mendoj se ai mund të jetë njeriu kryesor. Më në fund ai luan si mesfushor sulmues dhe jo si anësor, ku ishte i harxhuar më kot! Hakan duhet të qëndrojë pranë portës kundërshtare. Milani nuk mund të bëjë pa të, ashtu si pa Donnarumma.

Tani po bëhet i mërzitshëm me mrekullitë e tij çdo ndeshje! Rinovimet? Do të jenë të vështira, por duhet të bëhen me patjetër sepse janë kyç për ekipin. Do të jenë vendimtarë në derbi”, deklaroi Montolivo.

Ish-kapiteni, që është tërhequr nga futbolli, nuk kufizohet në gjykimet mbi Calhanoglu dhe Donnarumma, por gjithashtu flet për Ibrahimovic dhe Hernandez, të konsideruar futbollistë të aftë për të qenë vendimtar në çdo moment: “Ibra është 39 dhe ende mund të quhet i papërshkrueshëm. Brenda zone bën diferencën. Hernandez? Më çmend ai lojtar”.

Il Milan ritrova Montolivo: convocato dopo oltre sei mesi di stop | Goal.com

Montolivo luajti për Milanin nga viti 02012 deri në 2019 dhe pa disa trajnerë të alternuar në stolin kuqezi, por tani Milani duket se ka gjetur njeriun e duhur te Stefano Pioli: “Afrimi më i mirë në merkato ose goditja ishte konfirmimi i Stefano Piolit. Ai po bën një punë të mahnitshme. Tani të gjithë po japin më të mirën”.

Roli i Montolivos te Milani është sot terreni i Sandro Tonali, i cili sapo ka ardhur nga Brescia. Ish-numri 18 kuqezi tregon mënyrën e duhur për ta bërë atë të përshtatet më mirë: “Sandro ka një perspektivë të madhe. Duhet të mendojë për qëllimet afatgjata, jo për t’u bërë titullar në një muaj”.

Crotone-Milan 0-2, la partita di Tonali: numeri, voti ed un record

Në fund, ka edhe një parashim për rezultatin në derbi: “Fitojmë ne 2-0! Gol Calhanoglu dhe Ibrahimovic”.

“Mesatarisht, përveç disa përjashtimeve, derbet kanë qenë ndeshje të ekuilibruara, të vendosura nga numrat e disa kampionëve. Mbaj mend një hat-trick nga Icardi për shembull. Inter ka filluar një proces të afrimit me Juventusit i cili po jep fryte. Por Milani gjithashtu ka lojtarë vendimtar tani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu