Moncada sugjeron talentin e ri nga Polonia! Alternativa e Simakan

Në orët e fundit thashethemet për marrëveshjen e afërt midis Strasburgut dhe Milanit për Simakan kanë qenë të forta. Mbrojtësi duket se është një hap larg nga veshja e fanellës kuqezi.

Por një konkurent i shkëlqyeshëm hyri në pistën për talentin e ri të Strasburgut. Leipzig duket se ka barazuar ofertën e udhëheqjes milaneze: një shifër që shkon rreth 18 milion euro.

Kështu që Milani, në rast se marrëveshja nuk arrihet, po mbikqyr çdo mundësi që të shfrytëzohet. Njëra është sigurisht ajo e Ozan Kabak, mbrojtësi i Schalke të cilin kuqezinjtë e ndjekin që nga vera e kaluar. Por një profil tjetër ka bërë jehonë në orët e fundit. Ai është një mbrojtës atipik, i ri dhe polak. Një talent i ardhshëm siç thonë shumë.

Kamil Piatkoësky ka qenë shumë i kërkuar nga klubet e huaja javët e fundit. Pas paraqitjeve super me Rakóë Częstochoëa, ai u gjend në shënjestrën e klubeve të rëndësishme evropiane.

Klube gjermane dhe italiane u interesuan për të. Midis këtyre, Udinese, një promovuese e shkëlqyer e talenteve të rinj, ka ofruar 3 milion euro.

Por vetë presidenti i Rakoë do ta kishte refuzuar ofertën. Kjo u deklarua nga faqja polake transfery.info, e cila shtoi se Piątkoëski ndiqet gjithashtu nga Milani.

Skautët e kanë vëzhguar lojtarin muajt e fundit dhe e kanë gjykuar atë pozitivisht.

Poli mund të jetë një alternativë interesante dhe, mbi të gjitha, më e lirë për Milanin; veçanërisht nëse Strasburgu, në fund të fundit, nuk do ta linte Simakan të largohej.

Piątkoëski, i lindur në vitin 2000, ka luajtur gjithsej 16 ndeshje këtë sezon dhe ka një kontratë që e lidh atë me Rakoë deri më 30 qershor 2023.

Faktori interesant është se Kamil është më polivalent se Simakan. Përveç që është një lojtar qendror i mbrojtjes, ai ndihet shumë mirë si në krah ashtu edhe si mesfushor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu