Moncada, personazhi “mitologjik” i Milanit që preferon “hijen” por zbulon talentet!

Si asnjëherë tjetër, Milani ka nisur prej më shumë se 1 viti një politikë me futbollistë të rinj dhe cilësorë, në mënyrë që të krijojë vlera nga zero ose thuajse zero!

Të rinj që janë gati për ekipin Primavera, por edhe për ekipin e parë, apo që huazohen ose shërbejnë si material për të kryer operacione që duan investime.

Geoffrey Moncada, l'enfant prodige dei talent scout preso dal Milan

Figura në hije quhet Geoffrey Moncada, kreu aktual i sektorit “scout” te Milani që po ngjitet me shpejtësi në hierarkitë brenda klubit edhe pse preferon të qëndrojë në prapaskenë!

Nëse shkon në google dhe kërkon emrin e tij, të dalin disa foto të vjetra dhe asnjë e azhornuar! Kjo sepse nuk pëlqen të shfaqet në publik…

Moncada, 32 vjeç, pothuajse duket si një karakter mitologjik: sa më shumë që merr rëndësi, aq më shumë dëgjon për të, aq më pak e sheh përreth.

Troppe critiche a Moncada! Suma difende il dirigente rossonero: "Ha  scoperto Mbappè a 12 anni"

Ka nga ata që e raportojnë në tribuna në kampionatet e huaja për të ndjekur ndeshjet; disa e tregojnë si një të fiksuar pas Pc duke ndjekur me detaje videoanalizat e lojtarëve të ndryshëm në botë!

Në fakt, që kur ishte më i ri, Moncada është mësuar të gjejë dhe zbulojë diamantet përpara se të shkëlqejnë: pjesa tjetër, pra investimi dhe negociatat, i takon dikujt tjetër.

Në fakt, kështu funksionon një skaut i talenteve dhe kështu Moncada hyri në futbollin evropian, pavarësisht moshës së tij shumë të re.

Në vitin 2012, në moshën 25 vjeç, ai u bashkua me stafin e Monacos, duke filluar si një analist video dhe duke e përfunduar përvojën e tij si drejtori i zonës së skautëve, të njëjtin rol që ai mban tani në Milano.

Ai zbuloi Kylian Mbappé, emri i të cilit ishte në fletoren e Moncada që kur ylli aktual i PSG ishte 12 vjeç dhe luante për Bondy.

Në gjashtë vjet në Principatë kontribuoi në zbulimin e shumë lojtarëve të rinj që më vonë u treguan shumë të fortë, të cilët i sollën ekipit monegask titullin në Ligue 1 dhe pjesëmarrjen në Champions!

Mes këtyre talenteve, mesfushori belg Youri Tielemans, te Leicester në Premier League. Ai u bashkua me Milanin në dhjetor 2018, me afrimin e Ivan Gazidis, por duket se ardhja e Moncada te kuqezinjtë ishte planifikuar nga Leonardo dhe Paolo Maldini.

Deri më sot, në klubin kuqezi, Moncada koordinon 13 vëzhgues në të gjithë botën, nga Evropa Veri-Lindore në Amerikën e Jugut, me të cilët kontakton rregullisht para se të vendosë bazat paraprake për çdo operacion në hyrje.

Moncada është një njeri që punon në hije, por puna e tij do të jetë shumë e dobishme për fondin e Elliott Management Corporation, duke udhëhequr një kompani me një buxhet jo të fortë dhe të detyruar të lëvizë brenda zonave të ngushta të Fair Play Financiar të UEFA-s.

Prandaj, syri i Moncada-s në profilet e reja dhe të pazbuluara është i rëndësishëm: Kalulu, Roback dhe të tjerë… Moncada nuk do të ndalet me kaq!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu