Moncada “mundi” Atalanta-n mbi Jens Petter Hauge! Zbulohet historia e transferimit “rrufe”

Jens Petter Hauge ishte një nga protagonistët e fitores së Milanit mbrëmë kundër Celtic.

Norvegjezi, i cili hyri në pjesën e dytë, e mbylli ndeshjen në minutën e 93-të me një goditje të saktë pas një inkursioni të vetmuar brenda zone duke i rezistuar edhe presionit të mbrojtësit që më pas u pëplas me portierin e tij!

Një surprizë e bukur që dëshmon vlefshmërinë e blerjes.

Në fakt, Hauge si për shaka të fatit, golin e fundit në Europa League e kishte shënuar 1 muaj më përpara natës skoceze, por në “San Siro” dhe kur vishte fanelën e Bodo Glimt ndaj Milanit.

Hauge scoring lowered Celtic: - I am very happy - TV6 News

Dje luajti me Milanin dhe shënoi po në Europa League.

Transferimi i Jens Petter Hauge u bë në kohë rekord dhe pas disa ditësh negociata.

Megjithatë, zanafilla është e largët dhe daton disa muaj më parë. Milani e ndoqi shumë nga raportet e liderit të skautëve Geoffrey Moncada, që kishte paralajmëruar Maldini të nxitonte dhe pas ndeshjes së luajtur në San Siro kundër Bodo Glimt, kuqezinjtë vendosi ta tërhiqte atë për vetëm 4.5 milion euro.

Në verë, Atalanta ishte shumë më afër Hauge, duke u përfshirë në diskutime të gjera me agjentët, pa formuluar kurrë një ofertë të vërtetë.

Hezitimet e klubit Bergamo e kanë lejuar Milanin të hyjë dhe tani ata mund të gëzojnë një talent të vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu