Moncada garanton për talentin dhe klasin e Leaos! “Por ka vetëm diçka për të përmirësuar”

Ndër lojtarët shpesh më të kritikuar te Milani është Rafael Leao, jo prej cilësisë dhe talentit, por sidomos mënyrën se si sillet në fushë shpesherë, duke u bërë irritues në disa momente… Por, Moncada beson se shumë shpejt do të shohim një tjetër futbollist.

“Nëse e mbani mend, kur ishim duke ecur keq me Giampaolo ai kishte bërë disa paraqitje interesante. Më kujtohet ndeshja e tij kundër Fiorentina.

Arriti në një moment të vështirë dhe ishte ai që spikati mes lojtarëve. Pastaj ne ndryshuam sistemin e lojës, u dëmtua, Ibrahimovic arriti, Leao u zhduk pak.

Trajneri i tregoi se duhej të luante në krah me metoda të reja stërvitore dhe gjithçka tjetër. Sot ai është shumë lojtar i rëndësishëm për ne, e pamë kundër Romës dhe Interit, pasi dhuroi shfaqje të jashtëzakonshme”.

Në lidhje me vendimin për të blerë Leao: “Kur e morëm, ne nuk e morëm vetëm për atë që bëri në Lille. Ne e njihnim atë edhe më shumë për atë që bëri më parë te Sporting Lisbona.

Në sektorin e të rinjve ai ishte i jashtëzakonshëm. Në Youth League kishte luajtur kundër Juventusit në një nivel shumë të lartë.

Ne padyshim që pamë atë që bëri te Lille, por është mbi të gjitha për shkak të asaj që ai i tregoi te Sporting që e morëm atë.

Unë e pashë atë duke luajtur si playmaker te Sporting, e pabesueshme. Ende mund të përmirësohet fizikisht, mund të shënojë edhe më shumë, pasi ai mund të realizojë gola shumë të lehtë ose gola të tjerë të klasit të lartë.

Ka fizikun për të bërë atë dhe nëse koka është në rregull, do të shkëlqejë padiskutim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu