Momenti kur Calabria i shpëton kartonin Brahim Diaz dhe pastaj bën humor në rrjetet sociale (FOTO)

Davide Calabria sot u kthye pas dëmtimit dhe sigurisht që i dha më shumë balancë mbrojtjes, por ishte edhe i saktë në diçka tjetër, për të cilën Diaz duhet ta falënderojë…

Në momentin e golit të dytë të Milanit, duke qenë se ndodheshin të dy aty, Calabria rendi pas Diaz që mori drejtimin nga Curva Sud pas portës së Spezia-s.

U përgatit të hiqte fanelën por një dorë, ajo e Calabria, i erdhi nga pas… Mbrojtësi dhe zëvendës kapiteni i Milanit nuk e la ta hiqte duke shmagur kështu kartonin e verdhë më kot…

Në fund të ndeshjes, Calabria bëri edhe postim duke shkruar “Tani mund ta heqësh fanelën Brahim”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu