Moment magjik për Tomorin: kthehet në kombëtare pas dy vitesh. Southgate: U befasova, mendova se…

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, një ndër më të mirët e kuqezinjve në këtë fillim sezoni dhe fazën e dytë të kampionatit të shkuar, është thirrur nga Anglia për ndeshjet e tetorit.

Deri më tani për të vetëm një debutim në ekipin kombëtar dy vjet më parë…

Duke parë edhe dëmtimin e Maguire, trajneri Southghate për ndeshjet që presin Anglinë në tetor kundër Andorrës dhe Hungarisë, ka ftuar mbrojtësin kuqezi.

Tomori ka bërë vetëm një paraqitje (gjashtë minuta) me Anglinë deri më tani dhe kishte munguar në ekipin kombëtar tashmë dy vjet. Por tani më në fund ka ardhur koha e tij…

Në Milan, nga ana tjetër, Tomori tani është bërë një titullar i paluajtshëm, aq sa Pioli nuk mund të bëjë më pa të, ndërsa Kjaer dhe Romagnoli alternojnë pranë tij…

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, komentoi thirrjen: “Unë isha shumë i impresionuar. Mendova se ai përfundoi mirë sezonin e kaluar. Ne po e ndiqnim goxha sezonin e kaluar dhe ai po luan mirë edhe këtë sezon.

Është në një klub që duhet të fitojë çdo javë, mendoj se ai bëri mirë kundër Liverpool dhe Juventus”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu