Moment delikat te kuqezinjtë, tifozeria besnike nuk i braktis por i motivon fort! Pioli emocionohet

Ky është mbase momenti më i vështirë për Milanin. Kuqezinjtë vijnë nga dy barazime, kundër Parma dhe Genoa (identike 2-2), në të cilat pritej më shumë se sa vetëm 2 pikë, të paktën në letër.

Dëmtimet e shumta të lojtarëve titullarë të tillë si Ibrahimovic, Rebic dhe Kjaer (duke shtuar Bennacer dhe Gabbia) po komplikojnë edhe më shumë planet e një Milani, i cili do të dëshironte të përfundonte 2020 në krye të tabelës.

Skuadra e Stefano Pioli është thirrur të shtrëngojë dhëmbët për dy ndeshjet e fundit, duke filluar me sfidën në Reggio Emilia kundër Sassuolo.

Tifozët e Curva Sud janë të vetëdijshëm për momentin kyç dhe sot – siç raportohet nga Sky Sport – ata shkuan në qendrën sportive Milanello për të mbështetur ekipin.

Këngë dhe kore të tifozëve si dhe një banderolë ku shkruhet “Ne jemi gjithmonë me ju, forca djema”.

Nga faqja e internetit gianlucadimarzio.com, del se Pioli falënderoi personalisht grupin e tifozëve kuqezi. Këto janë fjalët e tij:

“Me ju në stadium do të ishim edhe më të fortë, por ne e dimë që ju jeni gjithmonë aty. Shpesh ua them këtë djemve, afeksioni juaj na jep edhe më shumë forcë “

Periudha nuk është më e mira, por nesër Milani duhet të përpiqet të fitojë në Reggio Emilia dhe të ruajë pozicionin e lartë në renditje.

Duartrokitjet për trajnerin dhe korët drejtuar autobusit të ekipit që u nis për në ndeshjen jashtë mund të kenë dhënë djemtë energjinë e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu