MN: “Telefonata e Maldinit prishi planet e Florenzi! Refuzoi ofertat nga La Liga”

Ndërsa presin që Milan dhe Roma të përcaktojnë në detaje pjesën ekonomike të transferimit të Alessandro Florenzi, shfaqet një sfond interesant dhe domethënës në lidhje me negociatat.

Lojtari, i cili ishte përfshirë nga José Mourinho në listën B ose atë të spastrimeve, po vlerësonte disa oferta që ishin marrë nga agjenti i tij nga Spanja, por thirrja nga Milano ndërpreu gjithçka…

Negociatat mes klubeve po ecin shpejt dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, Florenzi tashmë mund të jetë në dispozicion për ndeshjen miqësore të së shtunës me Panathinaikos në Trieste.

Huazim për dy vite me të drejtë blerje që kthehet detyrim. Në total shpenzim 6-7 mln euro. Florenzi – sipas Gazzetta dello Sport – sapo mori telefonatën e Maldinit nuk u mendua dy herë dhe pranoi të vishej kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu