MN: “Takim Milan-Cagliari për mesfushorin rumun! Detajet”

Gjatë vizitës së djeshme në Casa Milan, Pietro Chiodi nuk foli, ose të paktën jo ekskluzivisht, për të ardhmen e Ciprian Tatarusanu. Siç raportohet nga CalcioMercato.com, tema e takimit ishte një tjetër.

Agjenti në fakt do të kishte propozuar një klient tjetër te drejtuesit e Milanit. Ky është Razvan Marin, mesfushori i Cagliari i cili ka bërë shumë mirë këtë sezon të kaluar në Serie A. Milani tani po vlerëson profilin e futbollistit rumun.

Milani është në kërkim të një mesfushori tjetër pas vendimit për të mos blere Meitè. Pioli ka nevojë për një element tjetër me Kessiè, Bennacer dhe Tonali.

Pioli ka nevojë për të paktën katër elementë, duke ditur dhe se Kessie e Bennacer për 1 muaj do të jenë në Kupën e Afrikës.

Razvan Marin u shqua këtë sezon të fundit në Sardenjë. 25-vjeçari shpërtheu në Belgjikë me fanellën Standard Liege dhe tërhoqi vëmendjen e Ajax, qe e morën atë në korrik 2019 për 12.5 euro por ai nuk la gjurmë në Hollandë: vetëm 10 paraqitje.

Marin kombinon aftësi të shkëlqyera teknike me dinamizëm të madh dhe mund të luajë si në mbrojtje ashtu edhe si mesfushor.

Cagliari e bleu atë me detyrimin e shlyerjes për 10 milion euro, por ndërkohë vlera e lojtarit është rritur lehtë (transfermarkt e vlerëson atë 15). Do të jetë e nevojshme të shihet vlerësimi.

Sot, presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, u takua me Maldini dhe Massara në një hotel në Milano por nuk deklaroi asgjë pas takimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu