MN: Soumare dhe Florentino, ka vetëm dy mënyra për t’i marrë! Lyon-Paqueta, vendoset çmimi

Boubakary Soumaré mbetet një profil shumë i pëlqyer nga Milani, ashtu si edhe Florentino Luis i Benfica, që megjithatë mund të transferohet në Premier ose Ligue 1.

Nëse Lille hap dritën jeshile për një formulë tjetër përveç se transferimi përfundimtar me pagesë të menjëhershme, kuqezinjtë mund të fillojnë negociatat me një formulë “të stilit Tonali” ose me një huazim “të rëndë” (i mirëpaguar) dhe një të drejtë pagese që do të ushtrohej gjatë verës së ardhshme.

Calciomercato Milan, Bakayoko, Soumaré e Florentino per il centrocampo - La  Gazzetta dello Sport

E njëjta strategji do të përdorej nëse Benfica do të jepte sinjale të mira për Florentino. Gjithçka e ndaluar, sa i përket Timoué Bakayako, me negociatat e ngrira!

Nga ana tjetër, për Lucas Paquetà, Lyon nuk ka bërë hapa zyrtare me Milanin. Kuqezinjtë presin ofertën nga francezët për të vlerësuar të ardhmen e mesfushorit sulmues brazilian, shitja e të cilit do të duhet të sillte të paktën 23 milion në mënyrë që të mos prodhojë humbje kapitale por edhe më shumë nëse do të ishte mundësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu