Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, mungoi në sfidën e fundit ndaj Verona-s në “San Siro” pasi u dëmtua përpara ndeshjes dhe në vend të tij u aktivizua Gabbia.
Problemi për mbrojtësin është muskulor, por jo edhe aq serioz sa rrezikohej. Fillimisht u tha se do të kthehej nga grumbullimi i Italisë në Milano për analiza, por tani, sipas asaj që ka mësuar MilanNews.it, Alessio Romagnoli do të qëndrojë në Coverciano pavarësisht problemit që ai akuzoi para Milan-Verona që e bëri atë të kalonte ndeshjen.
Tani për tani, mbrojtësi do të mbetet në grumbullim në qendrën sportive të ekipit kombëtar italian dhe kushtet e tij do të vlerësohen më tej në orët e ardhshme.