MN: Po shkëlqen në Skoci, Laxalt i “bën nder” drejtuesve të Milanit!

Milani është gjithmonë në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe emrat që qarkullojnë janë të shumtë, nga oferta për Milenkovic të Fiorentina-s që për momentin është refuzuar, te disa të tjerë si Kabak i Schalke apo Lovato i Verona.

Por, një ide e vjetër (jo edhe aq) kthehet në tavolinë dhe lidhet me Ajer të Celtic.

Ja si shkruan faqja “MilanNews”:

“Celtic është shumë i kënaqur me performancën e Diego Laxalt, mbrojtësit të majtë kuqezi që u transferua në Skoci si huazim.

Report: Celtic planning talks for Diego Laxalt, but Milan want Kristoffer  Ajer – HITC

Klubi i Glasgoë tashmë po konsideron blerjen e uruguajanit përpara merkatos së transferimeve të janarit (Laxalt ka ende një kontratë 1 vjeçare me Milan që skadon më 30 qershor 2022).

Milan, nga ana tjetër, pëlqen qendrën e Celtic, norvegjezin Kristoffer Ajer, një nga mbrojtësit e ndjekur nga drejtuesit gjatë verës dhe mund ta përfshijë në një operacion më të gjerë që përfshin gjithashtu Laxalt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu