MN | Plani i Stefano Piolit për Milan-Atletico. Trajneri e ka kryer përgatitjen ndryshe nga Liverpool

Do të jetë një Milan i uritur, i etur për të marrë tre pikët e para të sezonit në Ligën e Kampionëve dhe do të përpiqet të heqë zero nga renditja në mënyrën e tij.

Pioli nuk ka ndërmend të shtrembërojë mentalitetin e tij dhe do të kërkojë një ndeshje proaktive, mbi të gjitha sepse do të ketë shtyrjen e gati 40 000 spektatorëve të San Siro të cilët do të përpiqen të japin kontributin e tyre me kore dhe thirrje per kuqezinjte.

Në stërvitjen këtë pasdite, Simon Kjaer dhe Alessandro Florenzi u kthyen në grup. Nëse ky i fundit shkon në stol, danezi po synon fanellën e titullarit perkrah Fikayo Tomorin edhe pse Alessio Romagnoli ka treguar disa paraqitje shumë të mira deri më sot.

Në mes të fushës do të jetë Sandro Tonali teksa në anën e tij, një midis Franck Kessie (i cili nuk u shfaq shkëlqyeshëm nga pikëpamja fizike) dhe Ismael Bennacer.

Përpara, nga ana tjetër, do të jetë stafeta mes Ante Rebic dhe Olivier Giroud, me këtë të fundit të ditur qe vjet i ka shenuar ekipit te Diego Pablo Simeones dhe ka eksperience ne Champions.

Së fundi, në vijën e treshes pas sulmuesit kryesor do të ketë konfirmimin e madh të “paketes” që ka arritur shumë mirë deri në këtë pikë, përkatësisht Alexis Saelemaekers, Brahim Diaz dhe Rafael Leao, të cilët me lëvizjet e tyre midis linjave do të duhet të heqin mbulimin mbrojtës Atleticos.

Por, sipas MilanNews, pergatitja e Piolit per kete sfide eshte ndryshe nga ajo ndaj Liverpool. Nuk do te jete me nje Milan ne pritje dhe do te duhet te luhet shpejte, me zgjidhje sidomos neper krahe per te mos vonuar aksionet.

Trajneri u ka kerkuar lojtareve presion qe ne sulm, per te mos lene daljen e Atleticos dhe per t’i futur nen presion per te gabuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu