MN: Pioli rikuperon Ante Rebic, bashkohet edhe Calabria. Për Diaz…

Lajme të mira për Stefano Piolin në ditën e parë të javës ku do të luhen dy ndeshje: ndaj Crvena Zvezda dhe Interit.

Ka rikuperuar Ante Rebic, në tribunë ndaj Spezias. Sakaq, edhe Calabria është rregullisht në grup, ndërsa duhet pritur ende për Diaz.

MilanNeës raporton kështu:

“Sot ekipi u kthye në Milanello për t’u përgatitur për ndeshjen e së enjtes pasdite kundër Crvena Zvezda. Sipas asaj që u mësua nga ekipi editorial i MilanNews.it, Rebic bëri të gjitha stërvitjet në grup, ai është në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Evropës.

Calabria gjithashtu bëri të gjithë punën me pjesën tjetër të ekipit.

Diaz po punon në fushë: për të stërvitje të personalizuar për të vënë karburant në këmbët e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu