MN: Paqueta nuk grumbullohet nga Milani, zhvillimet e fundit me Lyon!

Lucas Paqueta nuk është grumbulluar sonte për sfidën e Europa League ndaj Bogo Glimt në “San Siro”. Një vendim i ardhur drejtpërdrejt nga klubi kuqezi, pasi braziliani tashmë është në shitje dhe jo më pjesë e projektit…

Ja çfarë shkruan Antonio Vitiello në lajmin e tij te MN:

“Shenja pozitive dhe dialog i vazhdueshëm me Lyon për shitjen e Lucas Paquetà. Milani vazhdon të punojë në këto orë dhe po përpiqet ta zhbllokojë atë (lojtari nuk është thirrur për në Europa League sonte).

Dalja e brazilianit do të ishte thelbësore për nënshkrimet e fundit në merkaton kuqezi. Drejtuesit janë duke biseduar për shitjen e ish-lojtarit të Flamengo-s, formula e mirë për ndarjen përfundimtare me Paqueta është duke u studiuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu