MN: Milanit i propozohet talenti i Ajax, por duhet te mposhte konkurrencen e Romes

Merkatoja e veres se kaluar i sherbeu Milanit qe te mbushte nje hendek qe e kishte zvarritur per vite me radhe, krahu i majte i mbrojtjes, i cili me ne fund u plotesua me Theo Hernandez. Fokusi kryesor i kesaj merkatoje tashme do te jete edhe gjetja e lojtarit te duhur ne krahun e djathte. Gjate sezonit aktual, Conti dhe Kalabria alternuan shpesh, por jo ne menyre bindese. Ishi i Atalantes me ne fund gjeti vazhdimesi ne nivelin fizik pas demtimit te rende te dyfishte qe pati, por nuk ishte ne gjendje te gjente vazhdimesine e performances qe nevojitej  per t’u bere “padroni” i krahut te djathte te mbrojtjes. E njejta gje vlen edhe per Calabrian, me vite drite larg prezencave te shkelqyeshme qe pati me Gattuzon ne pankine.

Ne mesin e shume lojtareve te kerkuar nga Milani per te forcuar krahun e djathte do te ishte Noussair Mazraoui, i lindur ne 1997 ne pronesi te Ajax. Sipas asaj qe mesohet nga MilanNews.it, marokeni i eshte propozuar drejtuesve te kuqezinjve nga nje ndermjetes ne keto ore te fundit. Ai vleresohet midis 12 dhe 13 milion euro, por Ajaxi mund te ule pretendimet e tyre, dhe mund te ishin te kenaqur me nje shifer prej rreth 10 milion euro per ta liruar ate. Milan e vlereson investimin tek ky lojtar, por konkurrenca eshte e larte, ne veçanti, ajo e Romes, e cila aktualisht eshte perpara me tratativat, me drejtorin sportiv Petrachi i cili javet e fundit eshte perpjekur te fuse Karsdorp ne marreveshje, por pa sukses. Duke pritur per te kuptuar kur do te rifilloje dhe si do te ece sezoni aktual, “djalli” po punon edhe drejt se ardhmes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu