MN: Milani rinis stërvitjet, ja si paraqitet situata e 5 futbollistëve të dëmtuar!

Milani nisi sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2021, pra pjesën e mbetur të sezonit, teksa në Milanello u shfaqën shumë futbollistë përveç disave që për shkak logjistikor (fluturimet me avionë) janë vonuar dhe do të mbërrijnë më vonë si Kessie, Calhanoglu dhe Ibrahimovic.

Edhe pse sot ishte një opsion preferencial, pra fakultativ i stërvitjes, asnjë nuk ka munguar.

Sipas asaj që u mësua nga MilanNeës, është bërë edhe një analizë e situatës së të dëmtuarve.

Kjaer ka zhvilluar pothuajse të gjithë stërvitjen në grup. Punë e personalizuar për Castillejo, i cili doli për një dëmtim në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Lazio.

Sa për Ibrahimovic do të ketë një kontroll mjekësor në pulpën e tij në orët e ardhshme. Pasnesër, të gjithë të dëmtuarit do të kenë kontrolle të reja.

Më poshtë është situata e të gjithë kuqezinjve të padisponueshëm për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Zlatan Ibrahimovic: sufuzion hemorragjik në kontekstin e muskujve të pulpës. Kthimi i mundshëm: mesi i janarit.

Ismael Bennacer: tërheqje e muskulit të djathtë. Kthimi i mundshëm: mesi i janarit.

Matteo Gabbia: tërheqje e shkallës së parë / të dytë të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë. Kthimi i mundshëm: fundi i janarit.

Simon Kjaer: dëmtim i shkallës së parë në rectus femoris të kofshës së djathtë. Kthimi i mundshëm: midis ndeshjes me Benevento dhe asaj kundër Juventus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu