MN – Milani dhe Chelsea negociojnë për Tomori, Ibra shtyn Donnarumma drejt rinovimit!

Sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, Milani shtyn për mbylljen e akordit për të transferuar Fikayo Tomorin në huazim nga Chelsea.

Qendërmbrojtësi është një mundësi reale dhe tani është objektivi i parë për të përforcuar mbrojtjen.

Ka detaje për tu mbyllur pasi duhet të negociohet shumën e blerjes së mundshme. Chelsea do të dëshironte 30 milion euro ndërsa kuqezinjtë përpiqen të ulin çmimin.

Sa për rinovimet, pas takimit shumë pozitiv për Hakan Calhanoglu (optimizëm i madh për konfirmimin e turkut), është planifikuar një takim për Gianluigi Donnarumma.

Do të diskutohet për zgjatjen e kontratës, pasi ajo aktuale skadon më 30 qershorin e ardhshëm.

Gigio ka shprehur gjithmonë qëllimin e tij për të qëndruar me kuqezinjtë dhe ekziston optimizëm për vullnetin për të mbajtur portierin në Milano.

Kontrata e re parashikohet të jetë për 3 vitet e ardhshme.

Sakaq, në intervistën e dhënë për mediat, Zlatan Ibrahimovic foli edhe për Donnarumma: “Është shumë e rëndësishme që ai të qëndrojë në Milano. Gigio është simboli që u rrit në Akademi, ai është portieri më i fortë në botë, duhet të jetë i uritur dhe të vazhdojë kështu. Kur shoh diçka të jashtëzakonshme, e them. Sigurisht, dikush si ai duhet të luajë edhe në Champions League, nuk mund të mos jetë në atë nivel”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu