MN – Milani dhe Barcelona po negociojnë mbi Firpo. Detajet e para ekonomike

Merkato e Milanit vazhdon dhe sonte pritet që të mbyllet edhe marrëveshja me Chelsea për ardhjen e Tomorit që mund të ndodhë brenda javës dhe të jetë gati edhe për ndeshjen ndaj Atalanta.

Megjithatë, objektivi tjetër mbetet krahu i majtë i mbrojtjes, aty ku duket qartë se emri që i pëlqen Milanit është Junior Firpo i Barcelonas.

Katalanasit duan ta shesin por duhet shifra e duhur, ose ndryshe një huazim me detyrim blerje.

Italian giants closely monitoring Barcelona defender

Flitet për më shumë se 20 mln euro, para që Milani nuk ka, por palët po vazhdojnë të negociojnë dhe të provojnë të mbyllin këtë goditje të rëndësishme.

Ndeshjet e shumta që do të luhen brenda pak ditësh, të kombinuara me shumë mungesa, kërkojnë që kompania të mbetet vigjilente në treg.

Vullneti duket të jetë për të blerë një mbrojtës të majtë që mund të alternohet me Theo Hernandez. Në pole pozicion do të ishte Junior Firpo, një lojtar i Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu