Zlatan Ibrahimovic dhe Milan janë afër akordit të tretë brenda 1 viti e gjysmë. Sulmuesi kuqezi, që u afrua në janar të vitit 2020 me kontratë gjashtë mujore deri në qershor, rinovoi në verë edhe 1 sezon tjetër.
Tani pritet “martesa” e radhës, natyrisht me shifra të tjera. Lajmin e ka zbuluar Antonio Vitiello, drejtori i MN.

“Milan dhe Zlatan Ibrahimovic: edhe një vit tjetër së bashku.
Javët e fundit, sulmuesi suedez ka negociuar rinovimin e kontratës me drejtuesit kuqezi dhe në ditët e fundit ata kanë arritur një marrëveshje”.
“Mbeten detajet përfundimtare për rinovimin vjetor, të lidhura me shpërblimet dhe qëllimet individuale që do të përfshihen në kontratë, por zgjatja e Ibrahimovic me Milan do të shpallet së shpejti…”.

“Një sinjal i rëndësishëm nga klubi që dëshiron të japë vazhdimësi, duke filluar nga lideri i tij, dhe nga lojtari më vendimtar i skuadrës.
Ibrahimovic dhe Milan do të jenë akoma së bashku”.

Ibrahimovic ka realizuar 15 gola në 16 ndeshje me Milanin në Serie A, teksa ka munguar edhe gjysmën e ndeshjeve.
Në total janë 28 gola për Zlatan që kur erdhi në janar 2020.