MN: Milan pelqen mbrojtesin francez, kontaktet kane filluar

Milani eshte ne kerkim te nje mbrojtesi qendror per te forcuar repartin per sezonin e ardhshem. Alessio Romagnoli eshte i vetmi i paprekshem, ndersa per Kjaer eshte e nevojshme te gjendet nje marreveshje me Seville-n. Me vetem nje vit ne kontrate te mbetur, Matteo Musachio pritet te largohet dhe do te vleresoje te gjtha ofertat pasi rinovimi duket nje ceshtje e komplikuar. Keshtu qe menaxhmenti po konsideron marrjen e nje tjetri te ri qendror, nje element me perspektive per te ardhmen.

Emri i ri eshte ai i Mohamed Simakan, francezit te lindur ne vitin 2000 ne pronesi te Strasburg. Sipas asaj qe ka mesuar MilanNews.it, klubi eshte i interesuar per Simakan dhe disa jave me pare ka pasur kontakte mes agjentit te tij dhe dirigjences kuqezi. Ne oret e fundit ka pasur nje perditesim te situates ku eshte miratuar aprovimi per interesin ndaj 19-vjecarit francez, i cili mund te luante si ne qender ashtu edhe ne te djathte, nje faktor ky per t’u vleresuar duke marre parasysh qe Conti dhe Calabria nuk bindin plotesisht.

Simakan ka luajtur 25 ndeshje ne lige dhe kupe per kete sezon dhe vlera e kartonit te tij eshte e ulet, pak me shume se 10 milion euro. Profili i lojtarit eshte me interes per klubin, ku pritet te nisin tratativat pas emergjences se koronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu