MN: Milan-Kabak, sinjale jo pozitive nga Gjermania! Arsyeja

Është një ditë vendimtare për sa i përket merkatos së Milanit në mbrojtje. Sot ka pasur mbledhje mes drejtuesve kuqezi Maldini dhe Massara, në prani të agjentit të Ozan Kabak.

Sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, sinjalet që vijnë nga Gjermania në lidhje me negociatat për Kabak nuk janë pozitive. Schalke nuk dëshiron të tërhiqet nga kërkesat, ndërsa Milani vendos deri në 15 milion plus bonuse në tavolinë.

Ka rreth dhjetë milion euro diferencë mes kërkesës dhe ofertës. Negociatat vazhdojnë por mbeten të vështira, me kuqezinjtë që vlerësojnë edhe lojtarë të tjerë.

Stefano Pioli, nga ana e tij, kërkon një lojtar më me përvojë si German Pezzella i Fiorentina, gjithashtu dhe Antonio Rudiger nga Chelsea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu