MN: Milan do te provoje gjate veres per Tonali dhe Scamacca

Merkatoja e Milanit nuk ka hyre ende ne zhvillim te plote, por ato profile me interesante qe kuqezinjte do te perpiqen te investojne kane filluar te shfaqen. Talente te rinj qe mund te ngrinin nivelin e ekipit, madje ku me mire dhe se italianet. Ne kete kendveshtrim, sa vjen e shtohet interesi i vazhdueshem i Milanit per Sandro Tonali, mesfushor i Brescia-s. Tonali asnjehere nuk ka fshehur se eshte nje tifoz i Milanit dhe ky aspekt mund te perfaqesoje nje avantazh te rendesishem ne krahasim me klubet e tjera te interesuara.

Gjysma e Seria A dhe klubet e medha evropiane kane pasur ne vemendjen e tyre Tonalin per nje kohe, keshtu qe nuk do te jete e lehte te blihet, edhe sepse Presidenti Cellino i ka vene nje cmim te larte te riut te talentuar, minimumi 50 milione euro.

Por Milani eshte atje, dhe eshte ne perputhje me skuadrat e tjera dhe do te deshironte te provonte per te gjate veres. Shitjet e mundshme si Paqueta rreth 30 milion euro dhe Kessie rreth 20-25 milione euro do te jene te nevojshme per te marre talentin e skuadres italiane Under21.

I riu tjeter i ndjekur me muaj eshte Gianluca Scamacca, nje sulmues 21-vjeçar ne pronesi te Sassuolo ne huazim tek Ascoli, i cili u kerkua me kembengulje gjate merkatos se janarit. Ne vere, ai mund te blihet perfundimisht ose huazim me detyrim blerjeje, pasi ne janar u refuzua huazimi me te drejte blerjeje.

Milani, Napoli dhe Benfica jane tre klubet  qe e pelqejne me shume. Luzitanet tashme kane ofruar 10 milion euro, por propozimi eshte refuzuar, prandaj do te duhet me shume per ta rrembyer ate nga Sassuolo, por jane kuqezinjte ata qe terheqin me shume vemendjen e sulmuesit te lindur ne vitin 1999 dhe kjo perfaqeson nje avantazh te madh per Milanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu