MN- Milan-Barcelona, ka akord mbi formulën për Firpo! Negociata vazhdon mbi çmimin

Milannews ka dhënë azhornimet e fundit në lidhje me merkaton e Milanit dhe objektivin Firpo nga Barcelona.

“Milan dhe Barcelona po negociojnë çdo ditë për transferimin e Junior Firpos te kuqezinjtë, një mbrojtës i majtë që do t’i shërbejë Piolit për t’i dhënë pak pushim Theos por që përpara se ta lëshojë, Koeman do të donte një zëvendësues te ekipi i tij.

Të dy klubet bien dakord për shumën në lidhje me huazimin e rëndë (1 milion euro) por ata ende nuk pajtohen për shumën ekonomike të opsionit të blerjes.

Barcelona do të dëshironte të grumbullonte rreth 20 milion euro, ndërsa Milani po synon një shifër rreth 15 mln euro.

Kontakte të vazhdueshme për t’u përpjekur të gjejnë një akord. Dëshira e dy palëve është ta mbyllin akordin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu