Mario Mandzukic një hap larg Milanit. Marrëveshja shumë pranë me sulmuesin kroat, i cili do të arrijë për të forcuar sulmin në dispozicion të Stefano Piolit.
Lojtari, i cili mbeti i lirë pas përfundimit të marrëdhënies së tij me Al-Duhail në Katar, po priste rastin e duhur për t’u rikthyer në lojë.

Zhvillime të ardhshme priten në këtë front shumë të nxehtë të tregut: klubi kuqezi është gati të shënojë goditjen e dytë të janarit.
Detajet përfundimtare për Mandzukic janë në tavolinë dhe tani do të studiohen, duke diskutuar për 6 apo 18 muaj kontrate.