Zgjedhja e bërë në merkaton e dimrit duke afruar në Milanello Mario Mandzukic si futbollistë të lirë dhe pa ekip nuk ka rezultuar e suksesshme deri tani.
Kroati duhet të ishte zëvendës Ibrahimovic, por gjendja e tij fizike e ka detyruar të ndalojë për dëmtim dhe të luajë shumë shumë pak për atë që u mor.
Dyshimi i vetëm, duke pasur parasysh se aftësitë teknike dhe të karakterit të lojtarit nuk kanë qenë kurrë në diskutim, kishte të bënte me gjendjen fizike të ish lojtarit të Juventusit.
Dhe më pesimistët deri më tani kanë pasur të drejtë: Mandzukic për dy muaj ka mbledhur vetëm 5 paraqitje në fanellën kuqezi, 4 në Serie A dhe 1 në Europa League për gjithsej 158 minuta: sulmuesi u detyrua të qëndronte jasbhtë për disa probleme fizike.
Në janar Mario nënshkroi një kontratë gjashtë-mujore me një mundësi për një rinovim vjetor në rast kualifikimi në Champions League. Dhe, mediat e ndryshme shkruajtën se rinovimi do të ishte automatik me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Por, sipas asaj që është mësuar nga “MN”, rinovimi nuk do të jetë automatik në rast të arritjes së qëllimit, por brenda kontratës opsioni është në favor të klubit.
Përkthyer: në fund të sezonit, klubi do të vlerësojë të ardhmen e lojtarit.
Dhe Mandzukic, i cili u stërvit në Milanello gjatë pushimit së bashku me lojtarët e tjerë të dëmtuar, është afër kthimit dhe do të ketë dhjetë ndeshje në Serie A, në këtë pikë themelore, për të përcaktuar të ardhmen e tij. Fusha do të flasë!