MN – Leao, talenti më në fund po lulëzon! Dhe Milan po mendon ta blindojë. Dhurata e Bobanit…

Më në fund, pas dy vitesh ulje -ngritje, talenti i Rafael Leao po fillon të lulëzojë në një mënyrë të pastër dhe të kristaltë.

Portugezi ishte një nga protagonistët më të mëdhenj të këtij fillimi të sezonit për Milanin me gola, asistime dhe paraqitje të nivelit më të lartë.

Rafa, siç ndodh shpesh me lojtarët e mëdhenj, më në fund percjell atë frikë që i bën kundërshtarët të mos e dinë se çfarë mund të bëjë ai.

Duke krijuar dyshime tek ata që përballen me portugezin dhe duke i studjuar e goditur atehere kur duhet. Këtu qëndron pika kthese e këtij momenti në karrierën e Leaos.

Ish-lojtari i Lille, i dëshiruar fort nga Zvonimir Boban i cili gjithmonë ka besuar në talentin e tij, u përshkrua gjithmonë si një lojtar “crack” (talent) sipas historive që vinin nga Milanello.

“Nëse ai ju sfidon, ju kurrë nuk e kapni!”, thanë sytë vëzhgues që, në baza ditore, duhej të merreshin me të.

Tani është kështu edhe në fushë, sepse Leao po e kupton, stërvitet fort dhe lojë pas loje, si të shfrytëzojë sa më shumë shpejtësinë dhe driblimet e tij shkatërruese.

Shumë pritet prej tij edhe për sa i përket realizimit, pasi një sulmues i 4-2-3-1 mund dhe duhet të sjellë të paktën shifra të dyfishta te tabela e golave te sulmuesve.

Përveç asistimeve, të cilat tashmë janë pjesë e repertorit të tij!

Me Atletico Madrid ai shënoi një gol shumë të vështirë, nga vendi dhe u ndal nga tranversa ne një goditje spektakolare me roveshate.

Kjo rritje nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga drejtuesit, qe tashmë ka filluar të studiojë planin për ta siguruar atë dhe per ta blinduar.

Kontrata e Rafa skadon ne vitin 2024 dhe do te duhet qe shume shpejt Maldini te therrase ne zyren e tij Jorge Mendes, agjentin…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu