MN: Kessie-Milan, distanca tani është minimale. Ja çfarë ofron klubi dhe çfarë pretendon lojtari

Java që hapet sot është shumë e rëndësishme sa i përket frontit në lidhje me rinovimin e Franck Kessie.

Milani dhe lojtari duhet të bien dakord për pagën fikse dhe shpërblimet.

Milanneës shkruan se kërkesa e agjentit të Kessie (Atangana është ajo prej 6 milion eurosh të garantuara)

Klubi kuqezi, tani për tani, i ka ofruar këto para, por përfshin bonuse.

Palët nuk janë shumë larg, por vazhdohet të negociohet.

Vullneti i Milanit është që të mbajë në skuadër Kessie, ashtu siç dëshirohet edhe të shmanget një situatë e ngjashme me Donnarumma dhe Calhanoglu.

Momentalisht, Kessie ndodhet në Japoni me ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë për Lojërat Olimpike të Tokyos, por që ka kontakte të vazhdueshme me agjentin e tij për të zgjidhur situatën mbase më të vështirë të kësaj vere.

Maldini e ka bërë të qartë vullnetin e klubit: Kessie duhet të qëndrojë dhe diskutimi Calhanoglu nuk vlen për mesfushorin, që është një pikë fikse dhe ndoshta lojtari më vendimtar te kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu