MN: “Ilicic pyet për Milanin, ja situata! Donnarumma dhe Calha presin… Caldara? Dy rrugë”

Në portalin e njohur MilanNews është bërë një analizë e lëvizjeve të fundit kuqezi të merkatos, mes rinovimeve dhe objektivave, duke e nisur me Josip Ilicic, sigurihst…

“Nga Bergamo është një futbollist që po kërkon informacione mbi Milanin në prag të sezonit tjetër.

Atleti në fjalë është Josip Ilicic, pranë divorcit me Dea në fund të vitit. Slloveni 33 vjeçar do të ndryshonte ajër dhe Milani është më shumë se sa një mundësi, sidomos në rast se do të shkonte në Champions League.

Karshi tij ekziston pëlqimi i pjesës më të madhe të drejtuesve kuqezi por operacioni mund të nisë vetëm nëse Atalanta do ta lironte me çmim të ulët fantazistin.

Një situatë ose operacion si Gomez, që kaloi te Sevilla për vetëm 7.5 mln euro”, shkruhet në portal, duke vazhduar.

“Pastaj, do të duhet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me Hakan Calhanoglu, sepse Ilicic në modulin aktual të Milanit mund të jetë pikërisht pas krahëve të Ibrahimovic, por edhe si sulmues i djathtë”.

“Sa i përket Calhanoglu (dhe Donnarumma), besojmë se një përshpejtim i rinovimeve do të vijë vetëm pasi të sigurohet matematikisht Champions, ndaj duhet pritur edhe më gjatë.

Nga Bergamo do të kthehet Mattia Caldara. Mbrojtësi qendror nuk do të blihet dhe në verë do të luajë kartat e tij në Milanello gjatë grumbullimit.

Nëse do të jepte garanci mund të qëndrojë, ndryshe Maldini, në akord me Piolin dhe lojtarin, mund ta shesë ose fusë në ndonjë marrëveshje.

Do të jetë në duart e lojtarit pra”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu