MN – Ibrahimovic foli sot përpara prokurorit dhe sqaroi gjithçka! Përmbledhja e diskutimit

Këtë mëngjes Zlatan Ibrahimovic u dëgjua nga prokurori federal në lidhje me hetimin e frazave të pretenduara raciste të prononcuara nga suedezi kundër Romelu Lukaku në fund të pjesës së parë të derbit të Coppa Italia.

Risultato immagini per ibrahimovic

Lojtari kuqezi hodhi poshtë këto supozime ose akuza për racizëm të shfaqur ndaj Lukakut, duke shpjeguar edhe ngjarjen dhe sidomos duke treguar nga se lindi ai debat dhe se për çfarë referohej në ato fjali.

Edhe avokati i Milanit Lorenzo Cantamessa, i pranishëm, ka sqaruar gjithashtu se Zlatan nuk ka përdorur asnjë fjalor racist ndaj Lukakut dhe se gjithçka ishte thjesht një debat fushe dhe ndoshta ofendime dhe kaq…

Risultato immagini per cantamessa Milan
Lorenzo Cantamessa, avokati i Milanit

Shumë detaje të analizuar dhe asnjë referencë mbi akuzat të diskriminimit racor, ose akuzën mbi të cilën kjo procedurë kundër Ibrahimovic u ndërtua.

Topi tani do të kalojë në trupin gjykues të FIGC dhe së shpejti mund të vijë vendimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu