Stefano Pioli shpresonte t’i rikuperonte në kohë, por nuk ia doli. Gjendja e katër futbollistëve kuqezi vazhdon të mos jetë 100% dhe në testimet e bëra dje pasdite dhe ato sot në mëngjes, rezultatet nuk kanë qenë pozitive.
Sipas MilanNeës, mungesa e Romagnoli, Rebic, Calabria dhe Leao ka të bëjë me probleme jo serioze, por që ndikojnë në performancën e tyre dhe në një ndeshje si ajo me Manchester United, ku fizikisht duhet të jesh gati, do të ishte një stërmundim i madh dhe rrezikohej që problemet e vogla të ktheheshin të mëdha.

Situata e katër lojtarëve:
ROMAGNOLI: mbrojtësi kishte një shqetësim në pulpë dhe nesër ai do të bëjë disa prova për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij.
REBIC: Sikleti në ije që e kishte mbajtur atë jashtë gjatë javëve të fundit është kthyer dhe shqetëson.
CALABRIA: Mbrojtësi vazhdon të punojë për të lehtësuar dhimbjen në pulpë e cila e shqetëson prej kohësh dhe ka shtrënguar gjithmonë dhëmbët.
LEAO: Portugezi po lufton me një shqetësim muskulor në kofshë të pësuar të dielën në ndeshjen kundër Napoli.