MN: Giroud-Milan, vazhdojnë negociatat! Diskutohen detajet ekonomike

Milan dhe Olivier Giroud duan njëri-tjetrin, por ata janë ende duke përcaktuar detajet e lidhjes që mund t’i bëjë të martohen për dy vitet e ardhshme.

Sulmuesi francez, i cili largohet kështu nga Chelsea me Champions League e fituar, në Londër paguhej me bazë fikse 4.5 milion euro plus shpërblime të arritshme lehtësisht që e kanë çuar atë në 6 milion në vit.

Duke marrë parasysh që kufiri i pagës që Milani i ka dhënë vetes është rreth 4 milion, nuk ka shumë ndryshim në pjesën fikse, por po punohet kryesisht për bonuse.

Negociatat janë duke u zhvilluar mirë, me Maldini dhe Massara që shpresojnë të arrijnë një akord në kohën më të shkurtër të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu